Vuçiq: Njohja e Krimesë nga Serbia, pranim i pavarësisë së Kosovës


Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se njohja e pavarësisë së Krimesë nga ana e shtetit serb, do të thoshte pranim edhe të shtetësisë së Kosovës.
Në një intervistë për “Le Monde”, Vuçiq jep arsyet pse sipas tij Serbia nuk do ta njoh asnjëherë pavarësinë e Krimesë, dhe kjo lidhet ekskluzivisht me rastin e Kosovës, raporton lajmi.net.“Duhet ta vëni veten në pozitën tonë. Cilët nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e mbështesin integritetin territorial të Serbisë? Kjo është Rusia”, u shpreh Vuçiq.

Vuçiq thotë se edhe pse sipas tij Serbia si edhe tradicionalisht dëshiron të mbajë raporte të mira me Rusinë, nga këndvështrimi ushtarak, janë neutral.“Sigurisht, ne jemi në rrugën evropiane. E them këtë në Bruksel, Moskë e Uashington”, përfundoi Vuçiq.

Baby Boo