VUÇIQ: NËSE FUSIM USHTRINË NË KOSOVË, HYJMË NË KONFLIKT ME NATO-N


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se NATO e ka paralajmëruar atë kundër ndërhyrjes me ushtrinë serbe në Kosovë.

“Disa herë kam marrë këtë paralajmërim, për të mos përdorur fjalë më të rëndë: Nëse përpiqeni të hyni me ushtrinë tuaj, me policinë tuaj në Kosovë, në çfarëdo mënyre, NATO do ta trajtonte këtë si akt armiqësor dhe do të ishit në konflikt me aleancën më të fuqishme në botë”, tha Vuçiq.

Ai po ashtu tha se nuk është optimist për bisedimet me Kosovën, porse Beogradi nuk do të heqë dorë nga dialogu, pasi atë e sheh si “të vetmen zgjidhje drejt kompromisit”. “Para nesh janë bisedimet në Bruksel. Nuk jam optimist, por serbët do të bëjnë përpjekje që të arrihet deri te kompromisi”, u tha Vuçiq gazetarëve në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evopa e Lirë.

Vuçiq shprehu shqetësim për, siç tha, sulmet e shpeshta ndaj serbëve në Kosovë, në ditët e fundit, dhe shtoi se kjo është “fushatë për frikësimin e popullatës lokale serbe”.

“Deri tash kemi arritur të ruajmë paqen dhe qëndrueshmërinë, por kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë sepse shqiptarët po bëhen gjithnjë e më nervozë”, tha Vuçiq./REL

Baby Boo