Vuçiq mban konferencë në orën 21:00 pasi Thaçi vizitoi Ujmanin


I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, për herë të tretë i është drejtuar sot opinionit përmes konferencës për media.

Edhe pse më herët tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do t’i drejtohet popullit të dielën për shkak të vizitës së presidentit Hashim Thaçi në veri, Gjuriq ka thënë se komandanti suprem sonte në orën 21 do të dalë në konferencë për media.

Gjuriq ka thënë se Vuçiq “momentalisht ndodhet në vizitë të forcave të armatosura serbe”.

Ai po ashtu ka thënë se serbët në veri të Kosovës kanë filluar të mblidhen në disa lokacione.

Baby Boo