Vuçiq: Marrëveshja midis Shkupit dhe Athinës është një lajm i mirë për të gjithë rajonin


Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në konferencë për shtyp pas takimit të “Katërshes ballkanike” në Selanik me kryeminsitrat e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë deklaroi se në kushte kur BE-ja nuk vepron gjithmonë vetëm këto katër vende veprojnë në mënyrë unike dhe i zgjedhin problemet e kësaj pjese të Ballkanit. Në këtë kontekst ai u përqendrua edhe në marrëveshjen për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë.

“Asnjëherë nuk jam përzier në çështjet sovrane të vendeve t.ë tjera, ndërsa kështu as rreth emrit të fqinjit verior. Por, pa dyshim në Serbi, për çdo banor nga vendi ynë i cili sheh se të dyja palët, të cilat kishin qëndrime të kundërta, arritën marrëveshje, ky është një lajm i mirë, një lajm i mirë për të gjithë rajonin. Do të doja në mënyrë të njëjtë të vazhdohet edhe në të ardhmen, duke mos hyrë në interesa më specifike të vendeve”, sqaroi Vuçiq, duke shtuar “gjithçka do të anulohej, në të ardhmen do të kthehej si bumerang”.

Ai i shfaqi falënderim Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë që kanë qenë të gatshëm ta dëgjojnë dhe qëndrimin e Serbisë për marrëdhëniet me Prishtinën.

Vuçiq shtpi se me kryeministrin grek Aleksis Cipras ka biseduar për linjën hekurudhore Beograd-Shkup-Selanik, si dhe se Serbia do ta përfundojë ndërtimin e autostradës deri te kufiri i Maqedonisë, si dhe deri te kufiri me Bullgarinë, që me dekada nuk është punuar.

Baby Boo