Vuçiq: Marrëveshja e detyrueshme me shqiptarët është në interes të Serbisë


Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se është në interes të Serbisë të arrijë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me shqiptarët dhe se për arritjen e saj duhet të ketë një konsensus të gjerë dhe nevojitet vullneti i shumicës së shoqërisë serbe.
“Është në interesin e Serbisë të arrijë një marrëveshje me shqiptarët, a do të bëhemi anëtare e BE-së apo jo, por, nëse ndodh kjo, jam i bindur se dera nuk do të jetë e mbyllur, por e hapur”, tha ai.

Vuçiq tha në një intervistë për “Vecernje Novosti” të mërkurën se do të dalë me propozimin e tij për një zgjidhje për çështjen Kosovë kur ai mendon se është mirë për vendin dhe kur është e mundur të arrihet një rezultat i caktuar.

Ai tha se shqiptarët duhet ta kuptojnë këtë, sepse ata nuk do të kenë të ardhme, nëse nuk ka marrëveshje, raporton “Beta”

“Dhe nëse u pyetën nëse do të pranonte një gjë të tillë, Serbia do të kishte vështirësi në dhënien e një përgjigjeje kaq pozitive”, tha ai, duke shtuar se fuqitë e mëdha perëndimore vazhdojnë të përkrahin faktin se çështja territoriale e Kosovës u zgjidh dhe tashmë ajo është e pavrur.

Baby Boo