Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbajtur një fjalim para serbëve në Mitrovicën e Veriut.
Ai i ka cilësuar si gënjeshtra deklarimet se shteti serb do ta njehë pavarësinë e Kosovës.
“Javëve të fundit dikush thotë se ne duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, por mund t’ua them se kjo është një gënjeshtër e hapur, kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë presidenti serb.
Vuçiq është zotuar për kompromis, por ka theksuar se këtë nuk do ta bëjë në këmbim të të drejtave të serbëve në Kosovë.
Qytetarëve serbë u ka bërë thirrje që të luftojnë për të drejtat e tyre në Kosovë.
“Askush nuk do të na poshtërojë. Pastaj të më quajnë tradhëtar. Unë nuk punoj kundër vendim tim dhe nuk dua ta gënjej popullin tim”, deklaroi tutje Vuçiq.
Ai gjithashtu u zotua se herën tjetër kur të vjen në Kosovë, askush s’do të mund ta ndalë për ta vizituar Banjën./Pacensure