Vuçiq i ankohet Stoltenbergut për vizitën e Thaçit në veri


Pas pranisë së forcave speciale të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, mediat serbe raportojnë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është në kontakt të vazhdueshëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Burime pranë kabinetit të kreut të shtetit serb, i kanë thënë Tanjugut, se preidenti Vuçiq “shprehu protestën e tij lidhur me veprimin e pamëshirshëm të Hashim Thaçit dhe udhëheqjes së Prishtinës”.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka qëndruar sot në veri të Mitrovicës ku ka vizituar Liqenin e Ujmanit.

Thaçi për gjysmë ore ka lundruar me barkë në Liqenin e Ujmanit ku ka vizituar edhe piken kufitare në Bërnjak.

Ndërsa, mediat serbe kishin raportuar se Njësitë Speciale të Kosovës kanë ndërhyrë dhe kanë marr nën kontroll Liqenin e Ujmanit.

Presidenti serb Vuçiq, pas këtij lajmi, kishte urdhëruar ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe, kurse minsitri i Brendshëm, mobilizimin e Policisë Serbe./Pacensure

Baby Boo