Vuçiq: Car Llazari e humbi betejën e Kosovës, e unë jam fajtor që duhet ta njoh pavarësinë e saj?


Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një intervistë për tv Pink ka folur për Kosovën dhe ka dhënë deklaratë që ka tronditur rrjetet sociale.

“Çështja e Kosovës nuk ka përfunduar ende por vetëm dua që ta dini peshën e situatës. Duke më përmend se e kam humbur Kosovën. Jo. Knjazi Llazar e ka humbur Kosovën në betejën ku u zhduk ushtria serbe. Ajo që bënë paraardhësit e mi politikë vetëm sa e betonoi punën tonë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Në luftën e vështirë për Kosovën, ne nuk mund të jemi fitues ka thënë Vuçiq. Ndërkaq, ka shtuar se mund të luftojnë për mbrojtjen e interesave vitale dhe të mos merret fytyra e Serbisë dhe këtu, ‘kemi mbështetjen ruse’, ka përfunduar Vuçiq.

Baby Boo