Vuçiq: 8 shqiptarë me koronavirus u transferuan nga Novi Pazari për në Beograd


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vendi i tij kujdeset për popullsinë në të gjithë Serbinë, si dhe se mjekët te atjeshëm u kujdesën për tetë shqiptarë, megjithëse nuk kishin asnjë dokument.

Ai gjithashtu tha se tetë shqiptarë që sipas tij ishin të infektuar me koronavirus u transferuan nga Novi Pazari në një qendër mjekësore në Beograd, dhe nuk kishin asnjë dokument nga Serbia.

Kreu i shtetit serb gjithashtu tha që pacientët me gjendje më të rëndë ishin vendosur në Nish, Kragujevc ose Beograd, dhe se sistemi po përpiqej t`i ndihmonte të gjithë, raporton Alo.rs.

“Njerëzit janë njerëz, ne nuk kemi kërkuar dokumente dhe sistemi shëndetësor serb kujdeset për ta. Ne përpiqemi t’i ndihmojmë të gjithë”, tha ai.

Baby Boo