Vuçiç takohet me presidentin e Francës, do marr mesazh për Kosovën


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka arritur në Paris ku do të takohet me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Në mesin e shumë temave, ajo kryesore pritet të jetë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Fakti se një gjë e tillë do të jetë tema më e diskutuar eshte konfirmuar dje edhe nga ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondolini.

Ai ka thënë se mesazhi më i dhimbshëm do të jetë ai për Kosovën.Mesazhi i tretë, siç ka thënë ambasadori francez në Beograd Frederic Mondoloni është tema e dhimbshme që ka të bëjë me Kosovën dhe me ripërtëritjen e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

“Shpresojmë që ky dialog do të sjellë ndonjë rezultat dhe përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Mondoloni.Dy mesazhet tjera sipas ambasadorit francez janë raportet ndërshtetërore dhe rruga evropiane e Serbisë. Të mërkurën Vuçiq do të takohet me Thaçin në Bruksel.

Baby Boo