Vuçic provokon në Instagram: E vendos flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës


Presidenti serb, Aleksandar Vuçic, ka provokuar keq në rrjetin social Instagram, duke vendosur flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës.
Vucic në llogarinë e tij zyrtare të Instagramit ka publikuar hartën e Kosovës me flamurin serb.
Ai ka kujtuar në këtë mënyrë 17 marsin, duke thënë se ‘Serbia nuk është e dobët”.

“Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërc*ënon, por nuk harron dhe nuk do të lejojë që një 17 mars të përsëritet sërish”, ka shkruar veç tjerash Vuçic në Instagram.
Ndryshe, edhe më herët ka pasur provokime të ndryshme në drejtim të Kosovës nga Vuçic, por që asnjëherë nuk është kri*tikuar nga ndërkombëtarët.
Më poshtë postimi i plotë i tij:

https://www.instagram.com/p/CMh6WuAhilu/?utm_source=ig_embed

Baby Boo