Vuçiq: Po pres me padurim qershorin që ta shoh Erdoganin në Beograd


“Ndihem mjaft krenar për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Turqisë dhe Serbisë”, deklaroi të premten Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, duke folur me lëvdata për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ndërmjet vendit të tij ke Turqisë.

I pranishëm në Forumin 49. Ekonomik Botëror (WEF) në qytezën turistike Davos të Zvicrës, Aleksandar Vuçiç bëri me dije se ka pasur rastin të takohet me ministrin e Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Albayrak, gjatë një dreke në kuadër të samitit.

“Dëgjova z. Albayrak në një drekë shumë të rëndësishme. Si përherë, mësova gjëra të reja prej tij. Që të dy u ftuam për drekë nga (presidenti i WEF-së) Borge Brende”, tha kreu i shtetit të Serbisë.

Vuçiç u shpreh i kënaqur edhe për vizitën që Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të realizojë në vendin e tij gjatë muajit qershor.

“Po pres me padurim qershorin që ta shoh Presidentin Erdogan në Beograd. Ai e konfirmoi personalisht vizitën dhe ky është një lajm shumë i mirë për ne”, shtoi presidenti serb.

Baby Boo