Vuçiç për samitin e Parisit: Kërkesa e Kosovës bllokoi tryezën


Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka fajësuar Kosovën për anulimin e samitit të Parisit. Sipas Vuçiç, kërkesa e Prishtinës zyrtare për njohjen e pavarësisë e bën të pamundur dialogun, pavarësisht lëshimeve që mund të bëjë Beogradi.

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, thotë se i ka patur parashikimet e sakta se takimi në Paris me Kosovën nuk do të ndodh. Ai ka thënë se nuk është i lumtur për këtë pasi Serbia ka nevojë për një zgjidhje, por Kosova me sa duket e di këtë dhe bllokon Serbinë. Anulimi i takimit ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi pasi tani nuk dihet si do të vazhdoj dialogu. Vuçiç ka theksuar se Serbia ka ofruar të mos loboj për tërheqjen e njohjeve dhe të mos hiqet taksa, por Kosova kërkon njohjen e pavarësisë.

Alleksandar Vuçiç, president i Serbisë: “Ata e shohin që ne po nxitohemi që të bëjmë diçka për vendin tonë, ndaj dhe kërkojnë të njohim Kosovën ose asgjë. Por përgjigjja jonë nuk mund të jetë e tillë. Ne do të merremi me ekonominë dhe do të kujdesemi për serbët në Kosovë dhe për gjithçka rreth Kosovës e Metohisë”.

Serbia kishte qenë skeptike para të gjithëve duke thënë se ka gjasa që takimi të mos ndodh. Për serbët fajin e ka Kosova pasi nuk dëshiron të bëj asnjë lëvizje dhe në rrethana të tilla është parë që dialogu nuk ka kuptim.

Alleksandar Vuçiç, president i Serbisë: “Kurrë nuk kemi firmosur asgjë, apo kemi pranuar verbalisht që të mos lobojmë kundër pavarësisë. Kam ofruar të ndalojmë dhe të mos hiqet taksa, por të mos kërkojnë as ata njohje. Kjo ka mbështetje ndërkombëtare. Ata e dinë që ne kemi sukses në zhvillimin e vendit dhe nuk duan”.

Presidenti serb ka thënë se Serbia ka masat e gatshme kundër Kosovës, por për këtë do ta vendos në një takim me serbët e atjeshëm se si dhe cfarë masash do të vihen fillimisht.

Baby Boo