Vucic për Kosovën: S’jemi afër zgjidhjes, por s’kemi të drejtë t’ua lëmë fëmijëve tanë ta gjejnë


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, në intervistën e tij për agjencinë britanike të lajmeve Reuters foli për shumë tema dhe njëra prej tyre ishte Kosova ku këmbënguli për rëndësinë e arritjes së një marrëveshje derisa u shpreh se kjo nuk është as afër sipas tij. Ai përmendi atë që e kishte thënë shpesh në paraqitjet e tij në media, atë që e kishte edhe slogan në zgjedhje, të ardhmen e fëmijëve, transmeton Gazeta Metro.

Vucic përsëriti qëndrimin e tij të zakonshëm se marrëveshja e fundit është e rëndësisë së madhe për të ruajtur paqen me mundësinë që në të ardhmen të arrihet përfundimisht zgjidhja.

“Unë nuk mendoj se jemi afër çfarëdo zgjidhjeje por mendoj se nuk kemi të drejtë që të lëmë fëmijëve tanë zgjidhjen në të ardhmen, fëmijët serbë e as ata shqiptarë nuk duhet të vriten në të ardhmen. Mendoj se këto marrëveshje janë shumë të rëndësishëm që të ruajmë paqen dhe që njëherë e përgjithmonë të mund të zgjidhim problemet tona dhe të lëmë një të ardhme që do të jetë krejt e pastër për fëmijët tanë.”

Vucic e shpjegoi politikën e tij si një baraspeshim mes presioneve të mundshme nga shumë anë me të cilat përballen, duke e proklamuar edhe një herë neutralitetin e Serbisë, duke u arsyetuar për kritikat e pranuara për marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën.

“Kur bëni politikë të cilën Serbisë i duhet ta bëjë kur kemi parasysh situatën dhe presionin e mundshëm me të cilat përballemi nga shumë palë, veçanërisht nga ata që i kërkojnë Serbisë normalizimin e marrëdhënieve apo pranimin, kur keni një situatë të tillë e gjendeni në një vend të vogël e në terren gjendet në udhëkryq, atëherë duhet të zhvilloni politikë me të cilën duhet të ruani paqen dhe stabilitetin e të mos hidhëroni askënd, që është e pamundur, e kur t’i hidhëroni të kujdeseni që të hidhërohen njëlloj.”

Serbia kishte pranuar oferta shumë publike të ndihmës nga Kina gjatë luftës së koronavirusit këtë vit, që kishte bezdisur disa shtete europiane që e kishin parë këtë si gjest të politizuar. Më rishtas, Vucic, kishte rrezikuar afërsinë me Kremlinin duke u larguar nga stërvitjet ushtarake në Bjellorusi, duke refuzuar të përfshihej në një shfaqje të mbështetjes për liderin e trazuar Alexander Lukashenko, një aleat rus.

“Serbia është në rrugë europiane, por Serbia duhet të jetojë, dhe ka miq në SHBA e po ashtu ka miq dhe nuk turpërohet se i ka, në Moskë dhe Pekin” tha Vucic.

Baby Boo