Vucic: Nuk kam pritur që Mali i Zi të tërheq njohjen e Kosovës, e dija se janë tregime boshe

Serbian President Aleksandar Vuciclistens after signing an agreement on opening economic relations with Kosovar Prime Minister Avdullah Hoti (off camera), in the Oval Office of the White House in Washington, DC, on September 4, 2020. (Photo by Brendan Smialowski / AFP)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, komentoi mbrëmë edhe nënshkrimin të marrëveshjes së koalicionit të qeverisë së re në Mal të Zi, duke ju uruar fat. Vucic tha se as nuk ka pritur që qeveria e re të tërheqë pranimin e Kosovë apo të sjellë vendimin për daljen nga NATO.
Vucic dhe Serbia kanë mospajtime, përfshi në këtë grup edhe Kishën Ortodokse të Serbisë, me shtetin e Malit të Zi.

Brenda intervistës së tij në televizionit publik të Serbisë Vucic i uroi malazezët, cilitdo prej qeveritarëve “punë të mbarë” si dhe presidentit Milo Djukanovic pasi Serbia e sheh si partner.
“Ne duam të kemi marrëdhënie të afërta, Mali i Zi është shteti ynë më i afërt, pasi republika Srspka nuk është shtet por entitet brenda Bosnje e Hercegovinës. Do të përpiqemi që të kemi marrëdhënie të mira e të rregullta, ekonomike e të përafrojmë ato kulturore.”

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit për qeverinë e re nga tre listat opozitare në Mal të Zi, shtoi se ai “as nuk e ka pritur” që qeveria e re të tërheqë pranimin e shtetit të Kosovës apo të të vendos për daljen nga NATO.
“E dija që këto janë tregime boshe” tha Vucic.

Megjithatë,, Vucic pati ca ankesa e porosi për malazezët kur tha se ‘fituesit e zgjedhjeve nuk kanë vendosur që për vizitën e parë të jetë Serbia”. Ai shtoi se “ata mund të na shohin si zgjedhja e gjashtë por për ne ata mbesin të parët”.
Koalicioni fitues i zgjedhjeve në Mal të Zi kanë nënshkruar marrëveshjen me 9 shtator e cila saktësonte se nuk do të ketë tërheqje të njohjes së Kosovës dhe kanë afirmuar zotimin e tyre për të vazhduar rrugën e integrimit europian.

Baby Boo