Vucic: Kosova është mirëseardhur në ‘mini- shengen’, pa ….


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic e priti Presidentin e Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski në Beograd. Ai një kundërshti e ceku e tha se me Maqedoninë Veriore kanë një mospajtim, pranimin e pavarësisë së Kosovës nga fqinji jugor i tyre, transmeton Gazeta Metro.

“Këto janë çështje të brendshme të Maqedonisë së Veriut në të cilat nuk përzihemi. Vendimi i qytetarëve është hyjnë në NATO dhe kjo është zgjedhja e tyre. Njëjtë edhe ne, nuk lejojmë që dikush të përzihet në vendimin tonë që të jemi ushtarakisht neutral”, tha Vucic pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Ai u pyet edhe për shtrirjen e nismës rajonale “Mini shengeni”, ai tha se dëshiron që kësaj iniciative të i bashkëngjitën edhe Prishtina “pa çështje të statusit”, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi.
”Këta që janë kundër, do të shihni si pas dy a tri apo pesë viteve do të duan të hyjnë kur të shohin se sa përfitime mund të kenë” sipas Vucic.

Sipas Vucic kjo është iniciativa më e mirë në 30 vitet e fundit dhe do të ketë rëndësi të madhe për ardhmërinë .

“Kjo nismë ju pengon kjo disave. Ju pengon disave në BE pasi shengeni i vogël ne drejtojmë vet dhe nuk kemi patron” tha ai.

Ai shtoi se është i vetëdijshëm për realitetin dhe se BE’ja ka problemet dhe interesat e veta.

“Ne të gjithë presim që të bëhemi anëtarë të BE’së, kjo nuk diskutohet. Nëse më pyesni se a jam i sigurt se a dinë në Bruksel se çfarë do të bëjnë me veten e tyre e me ne, nuk jam i sigurt që dinë se çfarë do të bëjnë me ne. Ne jemi në rrugën europiane, do të reformojmë gjithë çka duhet por nuk varet e gjitha nga ne. Për atë duhet të merremi vesh dhe të jemi të qartë për këtë, të ja themi të vërtetën njerëzve tanë, të ndërtojmë rrugë e hekurudha sa më shumë, të lidhemi më shumë me njëri tjetrin” tha Vucic para gazetarëve.

Baby Boo