Vuante nga sëmundja e elefantizmit, 38-vjeçarja nga Vlora u përcoll në banesën e fundit me vinç dhe pa arkivol


Blerina Rrapushi është 38-vjeçarja nga Vlora e cila vuante nga sëmundja e rëndë elefantizmit. Ajo luftoi me forcë për të mposhtur këtë sëmundje të rëndë, por nuk ia doli dot, pasi mbrëmjen e 24 shkurtit, Blerina ndërroi jetë në banesën e saj. E ndjera është përcjellë për në banesën e fundit, ndërsa pikëlluese është fakti se për varrosjen e 38-vjeçares është përdorur një vinç. I rëndë është fakti që ajo nuk është vendosur brenda një arkivoli, por vetëm e mbështjellë me një çarçaf të bardhë. Blerina peshonte 450 kg dhe prej 4 vitesh nuk kishte lëvizur nga shtëpia.

Baby Boo