Vritet shqiptari nga Maqedonia në Afrikë, punonte për OKB-në


Sipas mediave, gjatë tentativës për të grabitur makinën ku mbeti i vdekur shqiptari, u plagosën edhe dy kolegët e tij, një kosovar dhe një maqedonas.

Në grabitjen e mbetur në tentativë, dyshohet se morën pjesë katër persona. Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Misioni i OKB-së në Mali.

“Mëngjesin e sotëm në Gao, automjeti që furnizon me ushqime në Minusma, u sulmua nga persona të armatosur. Shoferi i automjetit u vra, kurse dy pasagjerë u plagosën dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Minusma në Gao. Minusma dënon ashpër këtë sulm”, tha misioni i OKB-së në Twitter.

Zyrtarisht nuk janë dhënë detaje të tjera për identitetin e shqiptarit të vrarë dhe dy personave të tjerë të plagosur. Kompania “Ecolog” ku punonte shqiptari, ka partneritet me OKB-në dhe agjencitë kombëtare e ndërkombëtare të mbrojtjes. /tvklan.al

Baby Boo