Vritet një tjetër shkupian në Siri


Një i ri shqiptar nga Shkupi raportohet se është vrarë gjatë luftimeve në Siri. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin shqiptar E. Iseni i lindur në Haraçinë, me banim në Shkup. Në fillim të vitit 2014, E.Iseni vetëm 19-vjeç iu bashkëngjit luftës në Siri, ndërsa lajmin për vdekjen e tij familjarët e kanë marrë nga shokët e tij që gjenden ende atje. Dhjetëra të rinj shqiptarë që nga viti 2011 kanë ndërruar jetë në luftërat e përgjakshme të Sirisë.

Baby Boo