Vr*itet një person në Viti, pla*gosen dy të tjerë


Një person ka vd*ekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e pl*agëve të marra nga një gjuajtje më ar*më zj*arri që ndodhi sot rreth orës 11:00 në rrugën “Kemajl Azizi” në Viti.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se njëri nga të lënduarit i cili është dërguar për në Gjilan, nuk ka arritur tu mbijetoj pl*agëve.

“Dy të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjekësor në emergjencën e Vitisë. Edhe për kundër ndihmës së mjekëve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasoj e pl*agëve nga ar*ma e zj*arrit njëri nga të lënduarit banori i Vitisë ka ndërruar jetë”, ka deklaruar ai.
Hashani bëri të ditur se është arrestuar një person në lidhje me këtë rast, teksa tha se deri më tani nuk dihet motivet e ngjarjes.

“Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjigj rastit me urgjencë. Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes kanë arritë ta arr*estojnë një të dyshimtë që besohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë. He*timet se si ka ardh deri te ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e he*timeve rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, njoftoi ai.

Baby Boo