Vritet me thikë i riu shqiptar në Londër


Një i ri shqiptar është vrarë me thikë mbrëmjen e së hënës në Londër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 në Greenford dhe në fillim policia u njoftua për një burrë të plagosur në një makinë në Sudbury Heights Avenue.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë dhe transportimit me urgjencë në spital, 27-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Bajram Luli nuk mundi të mbijetojë.

Policia britanike ka njoftuar familjarët e tij në Peqin dhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë duke vijuar.

Kryeinspektori i detektivit Jim Shirley, i cili drejton hetimin për një nga ekipet e hetimit të vrasjeve tha:

“Ndërsa ky hetim mbetet në fazat e hershme, hetime të gjera tashmë janë duke u zhvilluar për të identifikuar se kush është përgjegjës për këtë vrasje. Oficerët kanë qenë në vendngjarje duke mbledhur prova dhe duke siguruar çdo pamje që mund të na ndihmojë të krijojmë një ide të asaj që ndodhi”.

Vrasja e 27-vjeçarit shqiptar, Bajram Luli e çon në dy numrin e shqiptarëve të vrarë për vitin 2024. Më 4 shkurt 2024, shqiptari Bledi Petraj 37 vjec u godit me thikë për vdekje në rrugën Queen Elizabeth’s Drive, N14 në Veri të Londrës më 4 Shkurt 2024. Një ditë më pas, Kozma Papa 21 vjeç, banues ne Yate, Bristol, u arrestua dhe doli përpara “Willesden Magistrates Court”, i akuzuar për vrasjen e shqiptarit.

Baby Boo