Vriten dy tifozë në Bruksel, policia qëllon autorin e dyshuar teksa po pinte kafe


Policia në Bruksel ka qëlluar autorin e dyshuar të vrasjes së dy tifozëve suedezë mbrëmjen e së hënës (16 tetor).

Ai u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek, raportuan mediat lokale.

Prokurorët belgë konfirmuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi, Abdesalem L.

Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës.

Sulmi ndodhi mbrëmbjen e përballjes mes Belgjikës kundër Suedisë, një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Heyel stadium, rreth pesë kilometra larg vendit të ngjarjes. Kujtojmë se ndeshja u ndërpre.

Gjithashtu ky sulm ndodhi në një kohë kur vigjilenca është ngritur për shkak të luftës së vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, e cila i ka rritur tensionet në disa vende evropiane.

Baby Boo