Vrau të dashurën dhe qëlloi veten me një plumb në kokë, ndërron jetë në spital 31-vjeçari

Rreth 2 orë pas krimit, 31-vjeçari Xhafer Mata ka ndërruar jetë në spital. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së rëndë të shkaktuar nga një plumb në kokë ndonëse ishte intubuar pak minuta pas ngjarjes dhe ishte reanimuar nga mjekët e Qendrës Spitalore të Traumës.

Baby Boo

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” nga qendra e Politraumës se 31-vjeçari kishte pësuar një dëmtim të madh të pjesës së trurit të parikuperueshme.

Ka qenë e pamundur madje të ndërhyhej nga mjekët për të hequr plumbin për shkak të dëmtimit shumë të madh. Mjekët e kanë klasifikuar si një rast terminal që në mbërritjen e tij në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në zonën e “Don Boskos” ku i riu Xhafer Mata pas një debati të shkurtër qëlloi me pistoletë ish-të dashurën e tij Xhuljeta Çuni dhe më pas veten me një plumb në kokë. Ai shkoi në gjendje të rëndë në spital por nuk mundi të mbijetonte.