Vrau prindërit në Prizren: Zbulohet arsyeja e vrasjes makabre


Mëngjesi i së 22 janarit tronditi qytetin e Prizrenit, një ngjarje e rëndë ndodhi në familjen Hadri, një vrasje makabre po dyshohet se është kryer nga i biri i familjes, Adriatik Hadri, ai ka qëlluar me armë zjarri nënën dhe babain e tij në shtëpinë ku po banonin.

Dy ditë pasi kishin ardhur nga Suedia për pushim në Kosovë, çifti është gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre në lagjen ‘Ortakoll’ të Prizrenit.

Çifti i ndjerë, planet për të qëndruar në vendlindje i kishin te mëdha. Për këtë punë kishin bërë edhe investime në biznes duke blerë kështu një tokë për parkingje në qendër të Prizrenit e dy banesa.
E pikërisht prona dyshohet të jetë shkaktari i këtij veprimi që e kreu 35-vjecari. Por i dyshuari kryesor për këtë vepër, djali i çiftit ende nuk është kapur nga Policia.

Dorasi i kësaj vrasje makabre po dyshohet të jetë pikërisht djali i tyre, Adriatik Hadri, 35 vjeçari i lindur në Gjakovë me 26 janar të vitit 1985.

Adriatik Hadri, ditën e vrasjes (20 janar) ka ikur nga shtëpia për në drejtim të Greqisë, por tani vendndodhja e tij gjendet në shtetin e Italisë sipas burimeve të Gazeta Metro.

Policia në vendin e ngjarjes gjeti një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë si dhe dy gëzhoja, të gjitha këto të përdorura gjatë aktit të vrasjes.

Nga Prokuroria dhe Policia e Kosovë kanë bërë të ditur për Gazeta Metro se po dyshohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’.
E gjithë kjo ngjarje e rëndë po dyshohet të ketë ndodhur dhe të ketë bërë vetëm një person, ai është djali i tyre Adritatik Hadri, i cili ka ikur nga Kosova me 20 janar.

Kujtojmë se e gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur me 20 janar, kurse trupat e viktimave janë gjetur dy ditë pas kësaj në shtëpinë e tyre ku banonin.

Baby Boo