Vrau gjyshen duke e goditur 13 herë me thikë, shfaq pendesë! Prokuroria: Do e copëtonte…


Gjykata e Durrësit vendos masën e sigurisë arrest me burg për Redmond Grudën. Djaloshi 21-vjeçar akuzohet për vrasjen e gjyshes së tij, krim i ndodhur pak ditë më parë. Nga hetimet u mësua se vrasja kishte ndodhur pasi gjyshja nuk i dha lekët për të blerë lëndë narkotike.

Sipas prokurorisë nga këqyrja e kufomës janë konstatuar mbi 13 goditje me thikë në trupin e viktimës, informon Ora News.

Disa nga plagët kanë qenë në kokë dhe disa në trup e qafë. Edhe në të dyja duart ka pasur shenja prerjeje. Dyshohet se autori kishte qëllim të zhdukte trupin pas krimit. “Kemi dyshime se do të copëtonte trupin e gjyshes”, mësohet të jetë shprehur prokurori.

Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 21-vjeçarin, i cili ndonëse pranoi autorësinë e krimit, nuk tregoi motivin e vrasjes.

Para gjyqtares Aida Kaja, i riu Redmond Gruda shpehu pendesë për veprimin e kryer. Mësohet se Redmond Gruda është dënuar edhe dy hjerë të tjera për plagosje, herën e parë kur ishte vetëm 11 vjeç.

Baby Boo