Vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë, 21-vjeçari serb: Isha i nënçmuar


Në natën e 4 majit, 21-vjeçari Mlladiç UB, vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë në fshatrat Malo Orasje dhe Dubona afër Mlladenovçit të Serbisë. Për Kurir, i riu është shprehur se e kupton vrasësin 13- vjeçar nga shkolla fillore “Vladislav Ribnikar”, i cili një ditë para tij vrau 8 bashkëmoshatarë dhe një roje të shkollës. Mlladiç UB u përpoq të tregonte humanizëm dhe vetëdijen se ai dhe djali nuk bënë asgjë të mirë duke thënë se ndihej i nënçmuar.

“Nuk jam frymëzuar nga krimi që ka ndodhur një ditë më parë në Beograd, as nuk ka qenë motivi im për të qëlluar njerëzit në Mlladenovç. E ndoqa atë që ndodhi një ditë më parë në Beograd, ajo që bëri ai djali ishte e keqe, por mund ta kuptoj sepse ishte i nënçmuar, ashtu si unë”, ishte deklarata tronditëse pas arrestimit të të dyshuarit për masakrën në dy fshatra.

Në seancën në Prokurorinë e Lartë Publike në Smederevë, siç ka shkruar më parë Kurir, Mlladiç e ka pranuar krimin dhe e ka përshkruar në detaje sulmin e tij të përgjakshëm dhe më pas i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë.

“Kam qëlluar me automatik! Unë nuk i njihja ata njerëz, qëllova sepse doja të trembja vendasit”, tha ai.

Baby Boo