Ballina Pa Censurë Vrasje në Shkup, MPB-ja jep detaje

Vrasje në Shkup, MPB-ja jep detaje


Në rrugën “Franklin Ruzvelt” afër Prokurorisë Speciale Publike (PSP), në periudhën pas mesnate, nga përleshja me armë mes veturës “Seat altea” dhe personave të panjohur, ka mbetur i vrarë 44-vjeçari me iniciale N.A. (44) dhe 49-vjeçari me iniciale A.P., transmeton Portalb.mk.

“Më 29.09.2018, në ora 00:30, në rrugën “Franklin Ruzvelt” në Shkup, persona të panjohur kanë gjuajtur në veturën “Seat altea”, me targa të Shkupit, në të cilën kanë qenë personat N.A. (44), F.E. (19) dhe A.P. (49), të gjithë nga Shkupi. Në vendin e ngjarjes ka vdekur N.A., kurse dy personat e tjerë, A.P. dhe F.E. me Ndihmën e Shpejtë janë dërguar në Qendrën Urgjente. Në Qendrën Urgjente ka vdekur edhe A.P. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen e rastit”, njoftuan nga MPB-ja.

Baby Boo