Vrasje në Podujevë, 30 vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjuetie


Pasditen e sotme ka ndodhur një vrasje në Pakashticë të Podujevës. Policia e Kosovs ka konfirmuar bëhet fjalë për një 30-vjeçar.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar: F.B mashkull 34 vjeç”, tha për Reporteri.net zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tregoi se në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë.
“Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”, tha ajo.

Baby Boo