Vrasje mafioze në Athinë(VIDEO)


Një 45-vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov mëngjesin e së mërkurës në Athinë. Viktima është Manoli Karagiani, një person me precedent të mëparshëm penal dhe pjesë e mafias greke. 45-vjeçari ishte liruar për herë të fundit nga burgu në fillim të vitit 2017. Policia greke thotë se vrasja e tij është në serinë e disa ekzekutimeve mafioze të ndodhur prej një viti.

Manoli Karagiani ka qenë personi kryesor i dyshuar për vrasjen e Giorgo Litsa, një emër i njohur gjithashtu i botës së krimit në Greqi dhe pjesë e grupeve mafioze greke. Karagiani dhe Litsa ishin pjesë të bandave rivale kriminale. Disa javë më parë, shkrujnë mediat greke, 45-vjeçari që u ekzekutua ishte thirrur në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me disa ngjarje kriminale.

Ai kishte lidhje me kriminelë grekë dhe shqiptarë. Manoli Karagiani u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në një distancë prej 15 metrash nga persona të panjohur. Mediat vendase kanë publikuar edhe pamje të kamerave të sigurisë së një lokali aty pranë, që ka filmuar momentet e vrasjes. /tvklan.al

Baby Boo