Vrasje e rëndë në Prilep, goditet me thikë një person, ndërron jetë në vend


Një vrasje brutale ka ndodhur sonte në qendrën e Prilepit, njoftoi portali Markukule.

Përkatësisht, siç ka marrë vesh Markukule, një grup të rinjsh fillimisht kanë sulmuar fizikisht dhe më pas kanë goditur me thikë një djalë të ri para një pallati.

Sipas informacioneve të dëshmitarëve okularë, djali më pas ka tentuar të ikë dhe ka rënë para ish-hotel “Shkupi”, ku edhe ka ndërruar jetë.

Për momentin nuk dihet identiteti i djalit, bëhet e ditur vetëm se ai ishte rreth moshës 15-16 vjeç.

Baby Boo