Vrasje e rëndë në Prilep, 65-vjeçari në gjendje të dehur pas një përleshje e mbyt kunatin e tij


Sektori për Punë të Brendshme Manastir sot (07.01.2024) do të ngrejë kallëzim penal kundër V.S.(65) nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se më 06.01.2024 ka kryer veprën penale “vrasje” ndaj P.R. (63) nga fshati Shivec i Kavadarit i cili ishte me vendbanim në Prilep, vëllai i bashkëshortes. Gjegjësisht, me datë 06.01.2024 në ora 17:15 është raportuar se në një oborr, pronë e V.S. në Prilep është gjetur i vdekur P.R., me lëndim në pjesën e kokës. Një mjek nga Emergjenca e Prilepit ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion. Punonjësit e policisë kanë kryer ekspertizë dhe nga masat dhe aktivitetet e ndërmarra dhe deklarimet e marra, është konstatuar se në oborr V.S. dhe R.P. kanë konsumuar së bashku alkool, pas së cilës ka pasur një debat verbal të ndërsjellë, i cili ka kaluar në një përleshje fizike, në të cilën R.P. ka rënë dhe ka goditur me kokë një shtyllë betoni të një shtëpie në ndërtim e sipër. Në orën 19:35, me urdhër të Prokurorit Publik, V.S. i është privuar nga liria dhe gjatë një interviste zyrtare ka pranuar krimin.Pa Censurë

Baby Boo