Vrasje e dyfishtë në Maqedoni, vëllai vret vëllanë dhe kunatën


61 vjeçari V.G nga Gjevgjeli dyshohet se këtë mbrëmje ka vrarë vëllanë L.G (71) dhe kunatën T.G (62).

Nga SPB Strumicë kanë njoftuar se sonte rreth orës 19:00 zyrtarë policorë kanë likuiduar nga liria V.G I cili rreth orës 18:50 para hyrjes së shtëpisë me pistoletë ka shtënë në drejtim të vëllait dhe kunatës, të cilët kanë vdekur në vendngjarje.
Vdekjen e ka konstatuar mjek nga Ndihma e Shpejtë e Gjevgjelisë, ndërsa personi është ndaluar në stacionin policor dhe nga ai është marrë arma me të cilën e ka kryer vrasjen.
Hetim në vendngjarje ka kryer Prokurori publik dhe ekip i policisë.

Baby Boo