Vrasja tek zona e Astirit, autori: Frekuentohesha me 2 motrat, më ofenduan

26 gëzhoja ka gjetur policia në banesën ku u vranë Kristina Bardhi, 53 vjeç dhe Zhaneta Metani, 45 vjeç. Ngjarja ndodhi më 31 Dhjetor në zonën e Astirit, ndërsa policia arrestoi autorin, një 59-vjeçar nga Maqedonia e Veriut. Përparim Ademi ka deklaruar në polici se shkak i vrasjes ka qenë xhelozia dhe fakti që Zhaneta Metani kërkonte të shkëpuste raportin intim që kishte me të.

Baby Boo

“Jam i martuar, por prej kohësh frekuentohem me dy motrat Kristinën dhe Zhanetën. Ato të dyja ishin të divorcuara. Kristina jetonte në Greqi dhe takoheshim rrallë ndërsa me Zhanetën kam qenë i lidhur. Ajo nisi të distancohej me mua dhe mesa kuptova kishte nisur lidhje me dikë tjetër. Shkova ta takoj t’i kërkoja llogari. Doja t’i kërcënoja, por të dyja më ofenduan dhe unë qëllova. Jam penduar për krimin”, ka deklaruar autori në dëshminë e siguruar nga gazetarja Doriana Bezat.

Mësohet se policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë për moskallëzim krimi dhe një të afërm të autorit.

Restorant Lumare