Vrasja tek Top Channel/ Gjendet e djegur makina e autorëve, brenda saj dy kallashnikovë


Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar pas mesnate në Tiranë, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi drejt ambienteve të Top Channel dhe ku humbi jetën roja 60-vjeçar.

Me një mjet tip “Range Rover”, rreth orës 01:00, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt ambienteve të televizionit Top Channel. Mjeti i autorëve është gjetur i shkrumbuar në Golem të Kavajës dhe brenda saj janë gjetur dhe dy kallashnikovë me të cilën u krye edhe ngjarja e rëndë, ku humbi jetën Pal Kola 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Roja ka qenë brenda kabinës duke u ngrohur, kur ka dëgjuar breshërinë e kallashnikovit, teksa e kanë kapur edhe plumbat duke i marr jetën 60-vjeçarit.

Njoftimi policisë për ngjarjen:

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Baby Boo