Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak


Ishte koha kur të rinjtë kosovarë shkonin ta kryenin shërbimin ushtarak në Jugosllavi dhe ktheheshin në arkivole. Shumë prej tyre vriteshin, dhe familjeve u thoshin se ata kanë kryer vetëvrasje.

Por historia e Aziz Kelmendit nga Lipjani ishte ndryshe, ndonëse me fund tragjik. Ish-studenti i Juridikut, po kryente ushtrinë në Paraqin të Serbisë në vitin 1987.

Por 20 vjeçari nuk arrti të përballojë presionin e vazhdueshëm psikologjik që i bëhej nga eprorët dhe ushtarët serbë.

Kështu që me 3 shtator 1987 Aziz Sadik Kelmendi vrau katër ushtarë, pesë i plagosi dhe në fund mbeti edhe vetë i vdekur.

Mënyra se si ka raportuar gazeta Rilindja, për këtë ngjarje është e habitshme, ndonëse e pritshme.

Me titullin “Krim i paparë në kazermën e Paraqinit”, shkruhet se Kelmendi kishte vrarë ushtarët kur ata ishin në gjumë.

<iframe width=”854″ height=”480″ src=”https://www.youtube.com/embed/Bg5eBYV_Wqg” frameborder=”0″ allow=”autoplay; encrypted-media” allowfullscreen></iframe>

Baby Boo