Vr*asja mes kusherinjëve në Batllavë, Policia del me raport


Policia e Kosovës ka dal me raport për vr*asjen e djeshme në Batllavë të Podujevës, ku mbeti i vr*arë një 48 vjeçar me inicialet G.B.
Nga i dyshuari thuhet se është sekuestruar një pi*stoletë e cila dyshohet se ishte përdorur në këtë rast, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Batllavë, Podujevë 18.10.2021 – 08:16. Është arr*estuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me ar*më zj*arri kishte privuar nga jeta vik*timën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante të policisë ka dalë ekipi mjekësor i ndihmës së shpejtë urgjente dhe nga mjeku është konstatuar vd*ekja e vi*ktimës.

Nga i dyshuari është sekuestruar një pi*stoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Ndryshe, mëngjesin e djeshëm u vra G.B., 41 *vjeçar, në fshatin Batllavë të Podujevës, rrugës duke shkuar në punë. I dyshuari kryesor i kësaj vrasjeje është kushëriri i vi*ktimës, B.B., 47-vjeçar, tashmë i arr**estuar.
Sipas të afërmve të vik*timës dhe dorasit, dyshja kishin pasur vazhdimisht probleme. Vr*asjes i ka paraprirë edhe një mosmarrëveshje e ndodhur dje mes tyre, ku sipas policisë, i dyshuari kishte shtënë më ar*më zj*arri në drejtim të shtëpisë së vik*timës. Por, dje i dyshuari ishte arr*atisur.

Shtëpia e vi*ktimës dhe dorasit ndodhen shumë afër njëra-tjetrës. Në mes kanë vetëm një mur ndarës, ndërsa Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë e tyre. Për tr*agjedinë e ndodhur dje kanë folur fqinjët.
Gjatë qëndrimit të ekipit të Gazetës Express, Policia e Kosovës e tërhoqi kamionetën me të cilën dyshohet se fillimisht u shkel 41-vjeçari, e më pas u v*ra. Bashkë me kamionetën u tërhoq edhe biçikleta me të cilën vi*ktima po udhëtonte për të shkuar në punë.

Fqinjët thanë se kushërinjtë kanë pasur probleme të vazhdueshme dhe të ndryshme mes vete, përfshirë ato pronësore. Ndërsa, 41-vjeçari dyshohet se fillimisht u shkel me kamionetë nga kushëriri i tij, e më pas u v*ra me ar*më zj*arri.
Kushërinjtë kishin pasur probleme mes vete edhe ditën e djeshme, madje i dyshuari kishte shtënë me ar*më zj*arri në drejtim të shtëpisë së vi*ktimës, por i njëjti nuk ishte arr*estuar pasi ndodhej në arr*ati.
Rasti në polici ishte hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës”.

“Podujevë, 17.10.2021 – 13:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me ar*më zj*arri në drejtim të shtëpisë së tij. Në e vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë si provë materiale. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar policia me anë të raportit 24-orësh.

Express duke u thirrur në burime të veta raportoi sot se dyshimet fillestare për vr*asjen e 41-vjeçarit lidhen me probleme pronësore. Pas tra*gjedisë, trupi i pajetë i vi*ktimës u dërgua në IML për obduksion, ndërsa 47-vjeçari i dyshuar u dërgua në mbajtje, gjithashtu u se*kuestrua edhe ar*ma e zj*arrit që dyshohet se u përdor në këtë rast.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qellim të sqarimin të rrethanave të ketij rasti.
Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Baby Boo