Vrasja e gruas dhe vajzës në Gjakovë, reagon Thaçi: Të merren masa ndaj atyre që neglizhuan rastin


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas vrasjes së nënë e bijë në Gjakovë mbrëmjen e së martës. Thaçi shprehet i tronditur nga ngjarja e rëndë ndërsa kërkon të merren masa për ata që neglizhuan këtë rast duke mos parandaluar krimin.

“I tronditur nga akti makabër në fshatin Brekoc të Gjakovës, ku humbën jetën një nënë dhe vajza e saj. Kërkoj të merren masa ndaj atyre që neglizhuan rastin, duke mos parandaluar krimin. Siguria e qytetarëve tanë duhet të jetë prioritet i të gjitha institucioneve tona”, ka shkruar Thaçi në “Facebook”.

Pjetër Ndrecaj ekzekutoi me kallashnikov mbrëmjen e kaluar gruan e tij Valbonën dhe vajzën 9 vjeçe pasi ishin në proces divorci. Por sipas dëshmisë së familjarëve, gruaja kishte denoncuar në polici kërcënimin nga burri i saj pak orë para vrasjes. Policia e Gjakovës kishte ushtruar kontroll në banesën e saj por pasi nuk e kishin gjetur autorin ishin larguar.

Më pas Pjetër Ndrecaj ka shkuar në banesën ku ndodheshin gruaja dhe vajza dhe i ka vrarë të dyja. Ai është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Baby Boo