Vrasësi Palço ka pronë në ndërtesën e Vanjës/ E rrëmbyer në hyrje, e lidhur dhe e nxjerrë nëpërmjet bodrumeve


Vrasësi Lupço Palevski – Palço dhe kompania e tij ndërtimore “UNA ENTERPRISE” e ndërtuan objektin ku jetonte dhe u rrëmbye 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska. Pasi zbriti nga këto shkallë, para se të dilte nga dera kryesore, përmes këtyre shkallëve e çuan në dhomat e bodrumit, ku sipas hulumtimit të TV21 dhe kësaj liste pronësie, 20 metra katrorë janë në pronësi të vrasësit të dyfishtë Palço.

Në ndërtesë nuk mund të hysh pa e zhbllokuar dikush derën ose nëse nuk keni çelës ose çip për ta hapur derën. Kjo hapësirë është e siguruar nga jashtë me kamerë sigurie, por nuk ka detaje për të për shkak se rrëmbimi ka ndodhur brenda.

Palço kishte çelësa për derën kryesore të hyrjes dhe të dhomave të bodrumit, pasi nën çati ka një hapësirë tjetër me sipërfaqe totale prej 11 metrave katrorë.

“Në hyrje të ndërtesës e marrin dhe e vendosin me duar e këmbë të lidhura në një thes gjumi dhe e nxjerrin dhe e futin në bagazhin e automjetit.”- tha Oliver Spasovski, Ministër I Brendshëm.

Vrasësi, i arrestuar në Turqi dhe në pritje të ekstradimit, është ish-pronari i ndërmarrjes së ndërtimit “UNA ENTERPRISE”, e cila tashmë është joaktive në biznes, pasi është në falimentim. Adresa e kompanisë është pikërisht pallati ku banonte Vanja. “Naum Naumovski Borçe” 87.

Sipas hulumtimit tonë, Pallço është pjesë e kompanisë deri më 14 qershor 2006, pas çka është fshirë si person i autorizuar dhe në vendin e tij shtohet Simon Mihajlloski. Më vonë kompania falimenton.

Në fletën e pronës së kompanisë në pallatin ku banonte Vanja, shkruhet se ka pronësi prej 75m2 korridore me shkallë, të cilat janë të përbashkëta. 11m2 ka dhoma nën çati dhe 20m2 ne katin përdhe.

Deri më tani, Prokuroria dhe policia kanë bërë të ditur se shkak për rrëmbimin e Vanjës ka qenë zhvatja e parave. Por pa dhënë më shumë detaje dhe as duke konfirmuar spekulimet se shkaku i saktë është një apartament i shitur së fundmi, të cilin e ka trashëguar nëna e Vanjës.

Ndryshe, banesa ku Vanja jetonte me nënën dhe motrën e vogël është në pronësi të babait të saj, Aleksandar Gjorçevski, i cili tashmë është i dyshuar për organizimin e rrëmbimit të Vanjës. Banesa me adresë në “Naum Naumovski Borçe” është në pronësi të tij dhe është 92 metra katrorë, me 13 m2 shtesë në ballkone.

Në vitin 2003 ka ndodhur vjedhje në kompaninë e Lupço Palevskit – Pallço, në të njëjtin objekt. Atëherë vjedhësit e kanë marrë kasafortën e kompanisë, por nuk kanë mundur ta hapin. Atëherë mediat shkruanin se këta janë kriminelë pa fat. Më vonë, pas arrestimit të vjedhësve, ata thanë se edhe pse e kishin vjedhur kasafortën, në të nuk kishte para.

Baby Boo