‘Vrasës’, mbishkrime të shumta në çerdhen e Shkupit


“Vrasës”, “fashistë”, “SASHK-u vrasës i fëmijëve” janë vetëm disa nga mbishkrimet që janë shkruar gjatë natës në muret e çerdhes “Rosica” në Gjorçe Petrov. Kjo vjen pasi dy ditë më parë pati kërcënime ndaj drejtoreshës së kopshtit, si dhe punonjësve në të njëjtin kopsht. Muret e ndërtesës janë lyer gjatë natës. Punëtorët kanë qenë të parët që kanë vënë re situatën mëngjesin e sotëm. Kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski kërkon gjetjen e menjëhershme të autorëve. “E dënoj këtë akt vandalizmi që synon të mirat shoqërore. Kjo interpretohet si presion dhe kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj punonjësve në kopsht. Apeloj MPB-në që të gjejë autorët dhe të sanksionojë menjëherë dhe sa më shpejt”, tha Stojkoski./Alsat

Baby Boo