Voton Idri Istrefi: “Ora e Strugës ka filluar”


Para pak çastesh kandidati për kryetar të komunës së Strugës, Idri Istrefi, përmes një statusi në FB, njoftoi se e shfrytëzoi të drejtën e tij të votës.

“Ora e Strugës filloi
Sot është ditë feste për të gjithë qytetarët, po sidomos në Strugë. Sot qytetarët tanë vendosin për të ardhmen e tyre, për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për të ardhmen e qytetit të tyre. Prandaj, me buzë në gaz, me kokën lartë dhe sa më shumë në numër, dilni e votoni. Shprehni vullnetin tuaj me votë. Votoni për Strugën. Ora e Strugës ka filluar.
Shpresoj se procesi do të vazhdojë qetë e pa probleme e në fund të ditës të festojmë siç na ka hije”, ka shkruar Istrefi.

Baby Boo