Votohet qeveria e re në Malin e Zi, kush u zgjodh kryeministër


Është votuar në orët e para të mëngjesit të sotëm qeveria e re e Malit të Zi. Pas një diskutimi që zgjati gjithë natën, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të dhe kryeministri i ri Milojko Spajiç.

Qeveria e tij ka marrë 46 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim.

Gjatë votimit nuk kishte deputetë të GP të URA dhe të Partisë Boshnjake BS. DPS dhe SD thanë se qeveria e 44-të është kundër Malit të Zi, anti-evropiane dhe pro-ruse. Ata thonë gjithashtu se nuk do të zgjasë shumë sepse siç thonë ata është ndërtuar mbi themele të gabuara.

Debati në Kuvend u karakterizua nga polemika të mprehta mes Spajic dhe ish-kryeministrit dhe kreut të GP të URA-s, Dritan Abazovic.

Përbërja e Qeverisë së 44-të :

Zëvendëskryeministri për Siguri, Politikë të Brendshme, Evropë dhe Punë të Jashtme – Aleksa Beçiç, MSc
Zëvendëskryeministri për sistemin politik, gjyqësorin dhe kundër korrupsionit – Momo Koprivica, MSc
Zëvendëskryeministri për Punë, Arsim, Shëndetësi dhe Çështje Sociale – Dr. Srđan Pavićević
Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik – Nik Gjeloshaj
Zëvendëskryeministri për Demografinë dhe Rininë dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë – Dragoslav Šćekić
Ministri i Punëve të Jashtme – Dr. Filip Ivanoviç
Ministri i Transportit dhe Punëve Detare – Filip Raduloviç
Ministri i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore – Janko Odoviç
Ministrja e Çështjeve Evropiane – Maida Gorçeviç
Ministri i Financave – Novica Vukoviç
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit – prof. Dr.Angjela Jakshiç Stojanoviç
Ministri i Drejtësisë – Andrej Miloviç
Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Naida Nishiç
Ministri i Shëndetësisë – Dr. Vojislav Šimun
Ministri i Energjisë dhe Minierave – prof. Dr.Sasha Mujoviç
Ministri i Punëve të Brendshme – Danilo Sharanoviç
Ministri i Mbrojtjes – Dragan Krapoviç
Ministri i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut – Vladimir Martinovic
Ministre e Kulturës dhe Mediave – Tamara Vujoviç
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave – Vladimir Jokoviç
Ministri i Administratës Publike – Maraš Dukaj
Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve – Fatmir Đeka

Baby Boo