Votohet në 3.480 vendvotime


Zgjedhjet e parakohshme parlamentare zhvillohen sipas modelit proporcional në 3.480 vendvotime në gjashtë njësi zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Në 90 vendvotime në vend ka më pak se 10 votues dhe sipas Kodit zgjedhor, këta votues do të mund të votojnë në vendvotimin më të afërt.

Për votim në diasporë KSHZ-ja i ka pranuar aplikimet e 6.096 qytetarëve. Meqenëse numri i kërkesave të pranuara është më i vogël se numri i votave me të cilat u zgjodh një deputet në zgjedhjet e vitit 2016, KSHZ-ja vendosi të mos votojë në misionet diplomatike dhe konsullore sipas listave të paraqitura të kandidatëve për deputetë në NJZ 7. Të drejtën e tyre të votës qytetarët nga diaspora do të mund ta realizojnë nëse votojnë në vendvotimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Baby Boo