Votim biometrik në RMV, për herë të parë më 17 tetor

fingerprint

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve beson se i ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet për një votim të suksesshëm me pajisjet për identifikim biometrik të votuesve, edhe pse vendi nuk ka pasur një pilot projekt.

A do të jetë në rregull dhe a do të kemi ndërprerje apo probleme që mund t’i hasim në terren nuk mund ta them sigurt pasi ne, siç e patë, bëmë simulim dhe bëjmë trajnim të këshillave zgjedhor sa i takon përdorimit të terminaleve për identifikimin e votuesve me anë të gjurmëve të gishtave mirëpo pilot projekt KSHZ-ja nuk ka realizuar pasi nuk kishte kohë dhe këto zgjedhje duhej të realizohen duke mos zbatuar pilot projekt”, tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

KSHZ-ja do të angazhojë ekspertë të teknologjisë të cilët do të vendosen në Komisionet Komunale Zgjedhore. Në mesin e tyre do të jenë edhe 80 ekspertët e firmës gjermane prodhuese të pajisjeve. Në rast të ndërprerjes eventuale ose probleme teknike me pajisjen, të parët që ndërhynë janë IT ekspertët. Ata informojnë Komisionin komunal i cili informon KSHZ-së për situatën. Në rast se KSHZ-ja konstaton se pajisja nuk mund të riparohet dhe as nuk ka kohë të zëvendësohet më pajisje tjetër, ky institucion merr vendim për vazhdimin e votimit me metodën e vjetër, UV-llambë dhe sprej.

Në të gjithë Komisionet komunale do të kemi nga të paktën dy persona të angazhuar ekspertë të teknologjisë, edhe në vendvotime. Ndoshta jo në të gjitha 3480 vendvotime mirëpo në objektet ku kemi më shumë vendvotime do të kemi një ose dy persona të angazhuar të lëmisë së IT”, theksoi Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

Rreth 1000 pajisje për identifikim nuk kanë arritur akoma dhe priten gjatë javës që vjen. Me këtë pritet të kompletohet numri prej gjithsej 4000 pajisjesh për 3480 vendvotime. Pajisjet për votim biometrik zbatohen për herë të parë më 17 tetor. Kjo formë e votimit nuk zbatohet në vendet me demokraci të zhvilluar.

Votuesi kur hyn në vendvotim dorëzon dokumentin e identifikimit dhe heq maskën për identifikim nga këshilli zgjedhor. Me pas vendos gishtin tregues në pajisjet për identifikim biometrik për identifikim të dyfishtë të identitetit. Pasi gjendet në listën zgjedhore dhe firmos, votuesi merr fletëvotimin për të votuar.

Baby Boo