Votëbesimi i Qeverisë dështoi, kryeparlamentari Xhaferi e mbylli seancën


Kryeparlamentari Talat Xhaferi e ka nisur seancën për mosbesimin e Qeverisë.

Ka konstatuar se seanca është e mbyllur edhe pa hapur debati për të, pasi nuk ka pasur kuorumin e nevojshëm për 61 deputetësh.
Xhaferi sqaroi se me këtë nuk është votuar mosbesimi i Qeverisë dhe Qeveria aktuale e udhëhequr nga Zoran Zaev do të vazhdojë mandatin.

“Nuk mund të hapet debat sipas Rregullores rreth iniciativës për votim për mosbesim të Qeverisë. Duke pasur parasysh se ka kaluar koha, konstatoj se Qeverisë nuk i është votuar mosbesimi dhe Qeveria vazhdon me mandatin që e ka fituar. Materiali i paraparë për këtë seancë është shterur dhe konstatoj se seanca është mbyllur”, tha Xhaferi.

Baby Boo