Vonesa gjatë votimit në Haraçinë, shkak sistemi me finger print


Aparatet për votim me finger print po shkaktojnë vonesa gjatë votimit në Maqedoninë e Veriut.

Paraprakisht njoftuan për komunën e Butelit, kurse tani ekipi i TV21 ishte dëshmitarë se ky problem është i pranishëm edhe në vendvotimet në shkollën fillore “Skënderbeu”.

Një person sipas rregullave nuk duhet të marrë më shumë se 3 minuta për t’u identifikuar me shenja gishtash, por janë evidentuar raste kur një person ka tentuar 6 herë për të rezultuar i suksesshëm identifikimi.

Baby Boo