Von der Leyen në Beograd: Dënoni autorë e sulmit në Banjskë dhe zbatoni asociacionin


Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen i bën thirrje Serbisë të zbatojë marrëveshjet e arritura deri më tani mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një vizite në Beograd, liderja e komisionit deklaroi për se “sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit në veri të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm dhe autoritetet duhet të vendosin autorët para drejtësisë. Kjo është vendimtare që të dyja palët të angazhohen në rrugën e normalizimit”.

Gjithashtu, Von der Leyen theksoi se Serbia duhet ta mbështes statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosove, si dhe Kosova duhet ta zbatojë atë.

E pyetur edhe mbi njohjen de-facto të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, ajo u shpreh se kjo është e përfshirë në marrëveshjen e Ohrit e cila u arrit në mars midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së dhe se kjo marrëveshje përfshin hapa të ndryshëm si njohjen e dokumenteve të Kosovës në Serbi.

Von der Leyen tha se kjo shkon edhe me themelimin e Asociacionit, të cilën Kosova duhet ta zbatojë. “Kjo do t’i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane”, tha ajo.

Baby Boo