Vojvoda zgjedh një mënyrë të veçantë për të uruar festën e Fitër Bajramit


Futbollisti i Kosovës Mergim Vojvoda, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, e cila shënon përfundimit e muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët islamë agjërojnë duke iu përkushtuar Zoti të tyre.

Festimet e këtij Bajrami nuk do të jetë si më parë, për shkak të pandemisë koronavirus.

Besimtarët nuk kanë mundur ta falnin Bajramit në xhami dhe nuk do të jenë në gjendje të kryejnë vizita tek të afërmit dhe familjarët e ngushtë siç e do tradita, për shkak të ndalesave dhe masave për mbrojtje nga Covid-19.

Mbrojtësi i ekipit belg Standard Liege, e ka agjëruar Ramazanin.

Ai e ka postuar një video të tij në rrjetin social Instagram ku shihet duke bërë namaz, me mbishkrimin:

“Urime Festa e Bajramit te gjithve. Ishallah zoti na e ka pranu Ramazanin”.

Baby Boo