Vogëlushja në paradën e LGBTI ngjall debate, reagon Kristi Pinderi: Ja pse shumë prindër në gjithë botën i marrin me vete fëmijët


Ka ngjallur një debat të ashpër në rrjetet sociale prezenca e një vogëlusheje në paradën e djeshme të LGBTI në kryeqytet.

Fotoja u publikua nga Xheni Karaj nën diçiturën: “Brezi që do sjellë ndryshimin “ por menjëherë në rrjet shpërthyen komentet kundër. Shumë e cilësuar këtë një abuzim të pastër me të mitur.

Sakaq, ka reaguar edhe Kristi Pinderi i cili ndan disa foto të paradave në botë ku janë prezentë gjithashtu fëmijë.

“Pse shumë prindër në të gjithë botën i marrin me vete fëmijët e tyre kur shkojnë në parada LGBT? “Sepse dua të edukohet para se të shkojë në shkollë që të respektojë këdo. Kështu besoj do e ketë jetën më të bukur dhe me të plote” thotë një nga prinderit në këtë shkrim, shkruan Pinderi referuar artikullit të Huffington Post.

Baby Boo