VODHI MARKETIN NËN KËRCËNIMIN E PISTOLETËS LODËR, FORCAT ‘SHQIPONJA’ ARRESTOJNË NË FLAGRANCË DURRSAKUN (EMRI-VIDEO


Policisë e Durrësit ka arrestuar në flagrancë autorin e vjedhjes me dhunë të një marketi nën kërcënimin e një pistolete lodër.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcat Shqiponja, mesditën e djeshme kanë marrë njoftim që është vjedhur me dhunë një market. Si pasojë u bë e mudnur të arrestohet në flagrancë autori Keni Braçe 27 vjeç, banues në Durrës.

Braçe, në lagjen nr.8 Durrës ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një pistolete tip çakmak marketin në pronësi të shtetasit S.M.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• pistoleta tip çakmak;
• maskë kirurgjie;
• doreza;
•sasia e lekëve të vjedhura ( 79 300 lekë të reja).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë.

Baby Boo