Vodhën stoli ari dhe 7 mijë euro në një shtëpi në Malishevë, arrestohen hanjat


Janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje në një shtëpi në fshatin Mleqan të Malishevës. Dyshohet se aty kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme rreth 7000 euro.
Rasti ka ndodhur të martën.

“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme rreth 7000 euro. Të njëjtit në ikje janë kapur nga banorët e fshatit, ndërsa si prova materiale u anë sekuestruar: një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, 1400€ para të gatshme dhe disa stoli ari”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

Afër vendit të ngjarjes është gjetur një pistoletë me 3 fishekë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast nga të dyshuarit, një gëzhojë fisheku dhe disa stoli ari.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Baby Boo